Dritan Goxhaj është lënë i lirë, pas shoqërimit nga policia gjatë protestës para parlamentit ku nuk munguan përplasjet me autoritetet.
Gjatë protestës së zhvilluar sot në të njëjtën kohë me seancën plenare, qytetarët përveç akuzave dhe pankartave kundër qeverisë dhe politikës në tërësi, goditën me vezë disa makina të ministrave.
Për shkak të këtyre incidenteve, policia bëri shoqërimin e disa personave, mes të cilëve ishte edhe Dritan Goxhaj.

















