Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë–Durrës ka qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i linjës së furgonit.
Dyshohet se shoferi i furgonit ka ndërruar jetë pasi mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para se të ndodhte aksidenti, duke bërë që të humbiste kontrollin e mjetit.
Ndërkohë Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, theksoi se mjeti nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër.

















