Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.
Pë rkëtë arsye, kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit i është aprovuar leja nga SPAK për të shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten.
Veliajt i është dhënë leje për 48 orë, ndërkohë që mësohet se ai ka mbërritur në maternitet.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në kuadër të procedimeve penale të zhvilluara nga SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.
















