Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonën e juglindjes dhe jug.
Nga orët e mesditës deri pasdites reshje shiu lokale e afatshkurtra dhe të dobëta në zonën e jugut dhe juglindjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7 m/s shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

















