Tensionet mes Izraelit dhe Libanit mbeten të larta, pavarësisht armëpushimit të arritur së fundmi.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në jug të Libanit, vetëm disa orë pasi kishte hyrë në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Burime lokale bëjnë me dije se avionë dhe dronë ushtarakë izraelitë kryen gjatë natës një seri sulmesh në zonën e Nabatiyeh, duke goditur ndërtesa banimi dhe shtëpi. Ndërkohë, artileria izraelite bombardoi të njëjtën zonë dhe rrethinat e saj para agimit,
Një zyrtar amerikan konfirmoi se Izraeli dhe Hezbollahu kishin rënë dakord për një armëpushim të premten, pas një periudhe përshkallëzimi të luftimeve në territorin libanez.
Megjithatë, sulmet e raportuara pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes kanë ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e armëpushimit dhe rrezikun e një rikthimi të përplasjeve.

















