Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore në Ksamil për verifikim.
Dyshohet se këto mjete ujore kanë fuqi motorike më të madhe se norma e lejuar. Për këtë arsye, çdo mjet do të verifikohet nga Policia Kufitare dhe, nëse konstatohen shkelje, do të merren masa ndaj poseduesve të tyre.
Aksioni vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku një 22-vjeçar u përplas me mjetin e Policisë Kufitare dhe humbi jetën në vend.
Verifikimet pritet të përcaktojnë nëse mjetet e bllokuara plotësojnë kriteret teknike dhe ligjore për qarkullim në det.

















