Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për zhvillimin e protestës së 14-të përpara Kryeministrisë.
Qytetarët kanë nisur fillimisht grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Ditën e sotme pritet një numër më i madh protestuesish, pasi është thirrur për herë të dytë protestë kombëtare.
Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.
















