Në përvjetorin e parë të të ashtuquajturës Luftë 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, përkujtoi konfliktin në një mesazh të postuar në mediat sociale, duke akuzuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për kryerjen e “sulmeve kriminale” kundër Republikës Islamike.
“Ka kaluar një vit që nga fillimi i raundit të parë të sulmeve kriminale nga regjimet izraelite dhe amerikane kundër shtëpisë sonë të përjetshme, Iranit”, shkroi Ghalibaf, duke pretenduar se “fëmijë të pafajshëm” u vranë gjatë konfliktit dhe duke denoncuar se armiqtë e Iranit “nuk janë përmbajtur nga asnjë krim apo mizori”.
Në mesazh, kryetari i Mexhlisit dhe kryenegociatori i Iranit gjithashtu i bënë homazhe viktimave të Luftës 12-ditore, duke deklaruar se iranianët do të vazhdojnë të rezistojnë “në imitim të martirëve heroikë dhe të shtypur” të konfliktit. “Ne rezistojmë deri në frymën tonë të fundit për lavdinë dhe fitoren përfundimtare të Iranit të dashur”, përfundoi ai.
















