Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimet e naftës dhe benzinës. Si rrjedhojë, nafta do të shitet me 188 lekë/litri, ndërsa benzina me 171 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 10, ora 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Transparencës në datë 10 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 171 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 159 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.














