Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren.
Në një postim në Facebook, kryeministri ka ndarë disa pamje nga projekti dhe shkruan: “Për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot–Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës.”
Postimi i plotë:
Për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot–Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës
Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendit.















