Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projekti “Pas Shkolle”, Kumbaro: U prit mirë nga prindërit dhe mësuesit

2026/05/29 at 1:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Projekti “Pas Shkolle”, Kumbaro: U prit mirë nga prindërit dhe mësuesit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, gjatë konferencës me gazetarët u ndal edhe tek programi ‘Pas Shkolle’, i cili ka nisur pilotimin në 47 shkolla, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamëz.


“Kjo fazë erdhi pasi për herë të parë me ndryshimin që bëmë në ligjin për arsimin parauniversitar, kemi përfshirë edhe nocionin ‘Pas Shkolle’, duke siguruar një bazë të mirë ligjore për ta çuar përpara këtë program; Po ashtu, me VKM që përgatitëm, dyfishuam edhe pagesën për orë të çdo mësuesi që angazhohet në këtë program, duke ofruar një shpërblim më dinjitoz; Nuk do të bëhet sot për nesër, por po ndërtojmë hap pas hapi themelet ku do të ngrihet në mënyrë solide ky program”, theksoi Ministrja Kumbaro.

Kumbaro bëri me dije se programi është pritur shumë mirë nga prindërit dhe shkollat, ndërsa Ministria e Arsimit po punon intensivisht për ndërtimin e bazës ligjore dhe infrastrukturore të tij.

“E di që është pritur shumë mirë nga prindërit, po ashtu nga shkollat, por kam marrë shumë pyetje në lidhje me ushqimin në shkolla që dua t’u përgjigjem. Përpara se të nisim infrastrukturën fizike, po ndërtojmë me kujdes gjithë infrastrukturën ligjore dhe kjo ka qenë puna që ekipi i Ministrisë së Arsimit ka bërë me intensitet në këta 6-7 muajt e fundit. Kemi shfrytëzuar këtë periudhë të përfundimit të vitit shkollor, për të pilotuar programin pas shkolle, që po e studiojmë imtësisht ditë pas dite. Dhe dua të ndaj disa të dhëna dhe shifra shumë interesante: Në ‘Pas shkolle’ për klasat 1-5, përfshihet programi “Bëjmë detyrat e shtëpisë” dhe klubet “Art dhe Zeje” që janë 5 të tilla: Klubi i muzikës; Klubi i teatrit; Klubi i artit pamor; Klubi i kërcimit; Klubi i zejeve. Në Tiranë, në 45 shkolla që po pilotohet programi, kemi 308 mësues të angazhuar dhe rreth 4500 nxënës. Në Kamëz, në 2 shkolla, kemi 17 mësues të përfshirë dhe 240 nxënës. E gjitha kjo me një ekspertizë dhe mbështetje edhe nga partneret tanë UNICEF, Save the Children”, tha Kumbaro.

Ministrja foli edhe për suksesin dhe shtrirjen e gjerë që mori këtë vit programi “Art dhe Zeje” në të gjithë shkollat e vendit. “Kjo fazë pilotimi e programit pas shkolle, nuk ka penguar programet e tjera që të vijojnë, siç është programi ‘Art dhe Zeje’ dhe programi ‘Bëjmë Detyrat e Shtëpisë’, i shtrirë në mbi 400 shkolla në gjithë vendin, në klube që përfshijnë: Bujqësinë, sportin, pikturën, muzikën, korin, teatrin, zeje, arte tradicionale dhe teknologjinë e informacionit”, tha Kumbaro.

Kumbaro vlerësoi gjithashtu suksesin e programeve artistike dhe kulturore që po zhvillohen në shkolla.

“Dhe po ashtu jam shumë e lumtur që vijojnë me shumë sukses 2 programe shumë të dashura për mua edhe në nivel personal sepse kam qenë kontribuuese në konceptimin e tyre në detyrën paraardhëse në Ministrinë e Kulturës në bashkëpunim atëherë me Ministrinë e Arsimit siç janë Konkursi i Teatrove në Tiranë, që ka përfshirë 9 gjimnaze, dhe projekti ‘Eja këndo me ne’, plot 64 shkolla me mbi 2 mijë nxënës të angazhuar, në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro theksoi se programet “Pas Shkolle” synojnë zhvillimin multidimensional të fëmijëve dhe zhvillimin e pasioneve të tyre. “Dua ta theksoj: Programi ‘Pas shkolle’ për ne është shumë i rëndësishëm për ofrimin e gjithë mundësive të zhvillimit ndërdisiplinor të fëmijëve; jo vetëm një vend ku prindërit mund t’i lënë fëmijët 2 orë apo 4 orë më shumë, me gjithë mirëkuptimin ndaj nevojave reale që kanë familjet pasi prindërit janë në punë dhe kanë angazhime profesionale, por programi ‘Pas Shkolle’, në vizionin e Ministrisë së Arsimit siç po e ndërtojmë, lidhet me zhvillimin multidimensional të fëmijëve, ofrimin e mundësive për të çuar përpara pasionet e tyre”, tha Kumbaro.

Ministrja bëri të ditur se një tjetër program pas shkolle është në fokus për zgjerimin e aktiviteteve dhe disiplinave sportive në shkolla. “Në edicionin e katërt të Ekipeve Sportive që Ministria e Arsimit e organizon bashkë me Komitetin Olimpik Shqiptar, ka arritur në mbi 10 mijë nxënës pjesëmarrës në volejboll dhe basketboll, në 274 shkolla, në 12 qarqe. Ndërsa për herë të parë kemi bërë pjesë shahun, me pjesëmarrjen e 670 fëmijëve. Për vitin tjetër do të synojmë ta shtojmë sërish gamën e sporteve me ping-pongun, ku shpërndarja e bazës materiale ka nisur tanimë në disa shkolla”, tha Kumbaro.



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
BE pas goditjes me dron në Rumani: Rusia ka kaluar një tjetër vijë, duhet ndëshkuar

BE pas goditjes me dron në Rumani: Rusia ka kaluar një tjetër vijë, duhet ndëshkuar

Presidenti iranian rithekson: Ne nuk synojmë armë bërthamore

Presidenti iranian rithekson: Ne nuk synojmë armë bërthamore

Google vendos kufij për videot me AI në YouTube, përmbajtja do të etiketohet qartë

Google vendos kufij për videot me AI në YouTube, përmbajtja do të etiketohet qartë
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}