Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ebola përhapet mes luftës në Kongo, Rubio: Nuk do lejojmë që virusi të hyjë në SHBA

2026/05/28 at 12:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ebola përhapet mes luftës në Kongo, Rubio: Nuk do lejojmë që virusi të hyjë në SHBA

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të hapin një qendër karantine në Kenia për rastet e dyshuara ose të konfirmuara me Ebola, ndërsa virusi po përhapet në Republikën Demokratike të Kongos.


Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA nuk do të lejojë asnjë rast të Ebolës të hyjë në territorin amerikan. \“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë asnjë rast të vetëm të Ebolës të hyjë në Shtetet e Bashkuara”, tha ai gjatë një mbledhjeje të kabinetit të thirrur nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Rubio theksoi se autoritetet amerikane po punojnë “pa pushim” për të frenuar përhapjen e virusit në vendet e prekura, veçanërisht në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe për të monitoruar çdo rast të mundshëm që mund të hyjë në SHBA.

Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga Ëall Street Journal, qendra e karantinës në Kenia do të përdoret kryesisht për amerikanët që duhet të largohen shpejt nga Kongo dhe të izolohen pa qenë nevoja të udhëtojnë menjëherë drejt SHBA-së. Zyrtari tha se qëllimi është që pacientët të marrin trajtim cilësor duke shmangur rreziqet e një udhëtimi të gjatë.

Çfarë po ndodh në Kongo?

Ndërsa SHBA po planifikon qendra karantine dhe po forcon kontrollet kufitare, situata në Republikën Demokratike të Kongos po del jashtë kontrollit. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se përhapja e Ebolës po përkeqësohet nga luftimet dhe kaosi në lindje të vendit.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e quajti situatën një “përplasje katastrofike mes sëmundjes dhe konfliktit”, duke thënë se ekipet mjekësore nuk mund të izolojnë të sëmurët apo të fitojnë besimin e komuniteteve “kur bombat po bien”.

Sipas të dhënave, deri tani raportohen mbi 220 vdekje të dyshuara nga Ebola, ndërsa rreth 1 mijë persona po shfaqin simptoma të virusit. Autoritetet po përpiqen të gjurmojnë mbi 3,600 kontakte të personave të infektuar, por situata e sigurisë po e bën pothuajse të pamundur kontrollin e shpërthimit.

Provinca Ituri, epiqendra e shpërthimit, është prej vitesh nën konflikt të armatosur. Sulmet ndaj qendrave shëndetësore, zhvendosja masive e banorëve dhe mungesa e infrastrukturës kanë paralizuar reagimin ndaj epidemisë.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo është një nga format më të rrezikshme të Ebolës, për të cilën aktualisht nuk ka vaksinë apo trajtim të miratuar. Për shkak të frikës nga përhapja, Uganda ka mbyllur kufirin me Kongon, ndërsa SHBA, Kanadaja dhe vende të tjera kanë vendosur kufizime të forta udhëtimi.

Çfarë është Ebola?

Ebola është një virus shumë i rrezikshëm që shkakton hemorragji të rënda dhe mund të jetë fatal në shumë raste. Virusi u zbulua për herë të parë në vitin 1976 pranë lumit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, prej nga mori edhe emrin.

Sëmundja përhapet përmes kontaktit direkt me gjakun, lëngjet trupore apo trupat e personave të infektuar. Simptomat fillojnë zakonisht me temperaturë të lartë, lodhje, dhimbje muskujsh dhe më pas mund të kalojnë në gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.

Shpërthimi më i madh i Ebolës ndodhi në Afrikën Perëndimore mes viteve 2014-2016, kryesisht në Guine, Liberi dhe Sierra Leone, ku humbën jetën mbi 11 mijë persona. Që prej asaj kohe, virusi është rikthyer disa herë në vende të Afrikës Qendrore, veçanërisht në Kongo.

Ekspertët e konsiderojnë Ebolën një nga viruset më vdekjeprurëse në botë, pasi në disa shpërthime shkalla e vdekshmërisë ka arritur deri në 90%.



Ju sugjerojmë

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues
Aktualitet

Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues

17 Qershor, 2026 1:34 pm
Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur
Aktualitet

Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur

17 Qershor, 2026 1:32 pm
Para
Lamallari:Ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike,monitorim inteligjent

Lamallari:Ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike,monitorim inteligjent

Kreu i OBSH: Të ketë armëpushim në Kongo për të frenuar epideminë e Ebolës

Kreu i OBSH: Të ketë armëpushim në Kongo për të frenuar epideminë e Ebolës

Agjenti i CIA vjedh shufra ari nga arka e agjencisë, vlera arrin 40 milionë dollarë

Agjenti i CIA vjedh shufra ari nga arka e agjencisë, vlera arrin 40 milionë dollarë
















TE FUNDIT

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
17 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se kishte folur me udhëheqësin e Sirisë në lidhje me luftën kundër Hezbollahut...

Lexo më shumë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
17 Qershor, 2026

Ka nisur nisur protesta para kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas...

Lexo më shumë

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
17 Qershor, 2026

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orban u shfaq sfidues gjatë kthimit të tij në Bruksel të mërkurën, duke këmbëngulur se do të...

Lexo më shumë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
17 Qershor, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar raste të mesazheve dhe komunikimeve në rrjetet sociale që, sipas tij, përbëjnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}