Një incident emergjent është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, ku është raportuar një zjarr në ambientet e Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Sipas informacioneve të para, flakët janë vërejtur në një prej hapësirave të godinës.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në një kabull dhe nuk raportohen dëme.

















