Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal në një pallat në Tiranë në territorin e Komisariatit nr. 4.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Dyshohet se shpërthimi të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme, por pronarët nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me persona të tjerë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin, i cili i maskuar afrohet pranë lokalit vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë.

















