Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur në bypass Qafë Plloçë – Gështenjas, ku sipas policisë njeri ka mjetet nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore duke shkaktuar aksident dhe përplasjen e tre mjeteve.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Pogradecit ku e po marrin ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

















