Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikave të Ramës

2026/05/06 at 8:18 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikave të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se rreth 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit, duke e lidhur këtë fenomen me atë që ai e cilësoi si “politika çnjerëzore” të qeverisë së Edi Ramës.


Gjatë një takimi me qytetarët e degës 5 në Tiranë, Berisha u shpreh se Shqipëria po përjeton “shkretimin më të madh në historinë e saj”, duke e krahasuar situatën me periudha të vështira historike..

Sipas tij, gjatë dekadës 2015–2024, vetëm në hapësirën Shengen janë larguar mbi 1 milion shqiptarë, ndërsa në total, përfshirë emigracionin drejt SHBA-së, Kanadasë, Australisë dhe vendeve të tjera, “Shqipëria ka humbur rreth 47% të popullsisë”.

Berisha: Mirëmbrëma dhe një mirënjohje të pakufijshme ndaj jush demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve dhe qytetareve të kësaj lagje dhe të gjithë atyre që në këto kohëra ndër më kritiket për Shqipërinë, në këto kohëra në të cilat kombi ynë në Shqipëri përjeton shkretimin më të madh në tërë historinë e tij nga vitet 1300, vitet e Murtajës së Zezë. Kohëra në të cilën në një 10-vjeçar, jo nga një luftë rajonale, as nga një luftë botërore, as dhe nga një epidemi shfarosëse, por nga një politikë çnjerëzore, nga një politikë që shkelmon ditë e natë interesat e qytetarëve, shqiptarët u larguan nga ky vend si asnjë komb tjetër në Europë nga vendi i tyre. Në 10 vite, nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën Shengen me regjistër të Eurostatit janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Në qoftë se ne shtojmë këtu ata që janë në larguar për në zona të tjera të globit, Kanada, SHBA, Australi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe kudo, ne kemi humbur në 10 vite 47% të materies tonë kombëtare. Vaso Çubrilloviç, me qëllim të konsolidimit përfundimtar të etnisë pushtuese serbe në Kosovë, bëri projektin e shpopullimit të Kosovës.Ai shpopullim nuk ishte pa sukses. Rreth 300-400 mijë shqiptarë u larguan. I cili konsistonte në mosofrim të shërbimeve, në infrastrukturë të rrënuar, në shkolla, shërbim shëndetësor të keq. Në shpunësime dhe pamundësi pune. Në falimentim të fermave. Nuk i nxirrte pra të gjithë para vrasjes, por teknikat e largimit të shqiptarëve ishin absolutisht identike me këto që ka përdorur Edi Rama në Shqipëri. Urdhëroni, po e fillojmë që këtu. Këtu jemi në një sallë teatri, a mund të imagjinoni se ku e katandisën këta kulturën e kombit? Ne kishim një teatër kombëtar dhe sot nuk ka, përveç teatrit të operës, asnjë institucion kombëtar në Tiranë. I shkatërroi korrupsioni. I hëngri korrupsioni. Të shkojmë pak më tutje. E dëgjoni çdo ditë flet rritja ekonomike kaq e aq. Po a e dini se çfarë është ajo? Ajo është pasurimi i një grupi shumë të vogël njerëzish dhe një varfërim masiv i shqiptarëve. Çdo njeri, që ka konceptin e buxhetit familjar, të rrogës dhe çmimeve, e ka të qartë se në rast se çmimet më shumë se rrogat, vështirësia ekonomike bëhet gjithnjë e më e madhe në Shqipëri. Ne ishim në vitin 2013, qytetarët më të mirëpaguar në rajon, jo vetëm në këto 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, e vërteta më të paguar edhe se rumunët dhe bullgarët që ishin anëtarë të BE. Ku jemi sot? Sot jemi më të keqpaguarit. Po. Më të keqpaguarit, po çmimet si janë? Çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë janë rritur pothuajse 100 përqind ose më shumë. Çmimet e ilaçeve janë stratosferike dhe janë krejt pa vlerë. Ndaj dhe dalim tek ajo fjalë që një i ri shqiptar i tha para një jave Niko Peleshit në Dublin, ne marrim rrugët se vidhni ju. Ne ikim ju se vidhni ju, dhe jo vetëm vidhni, por ju mbroni vjedhjet tuaja, siç e mbrojtët në rastin e Lubi Ballukut. Dhe çfarë ndodhi? Të gjitha mediat e censuruan zërin e këtij të riu guximtar që përfaqësonte 720 mijë të rinj që janë larguar nga Shqipëria.



Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të

Trump: Irani, një javë kohë për të arritur marrëveshje

Ngushtica e Hormuzit/ SHBA godet cisternën iraniane që tentoi të thyejë bllokadën

Ngushtica e Hormuzit/ SHBA godet cisternën iraniane që tentoi të thyejë bllokadën

Fevziu përgjigje zhurmës mediatike: S’ka censurë në intervistën e Thaçit

Fevziu përgjigje zhurmës mediatike: S’ka censurë në intervistën e Thaçit
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}