Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: SPAK nuk i merr për bazë provat tona

2026/05/05 at 1:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: SPAK nuk i merr për bazë provat tona

Në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes të qeverisë Berisha, Fatmir Mediu, i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. Mediu e avokati i tij Ardian Visha, kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, kryesisht për përcaktimin e Gërdecit si zonë për përdorim për demontim të armëve dhe përcaktimin ligjor që ndan kalibrat në të mëdhenj e të vegjël.


Fatmir Mediu u shpreh se përcaktimi i Gërdecit është bërë 1 javë përpara daljes së urdhrit të ministrit. Ai shtoi se ndarja e kalibrave nuk është autoritetet i ministrit të Mbrojtjes, por ka rregullore që e përcakton. Mediu thotë se do të vijojë me kundërshtimet e pretendimeve të SPAK.

“Ajo që po ndodh në këtë proces është që prokuroria ngarkon me përgjegjësi ligjore ministrin për një gjë që nuk është autoritet ligjor i ministrit. Kjo e bën situatën absurde. Sot jemi marrë me faktin e përcaktimit të Gërdecit. Është qartësisht përcaktuar 1 javë përpara urdhrit të ministrit. Ka pasur disa veprime në raport me këtë kontratë që është bërë përpara urdhrit të ministrit. Dhe autoritet amerikane kanë dhënë autorizimin për përcjelljen e makinerive të demontimit nëpërmjet një procesi strikt të verifikimit të kompanisë dhe licencave.

Pretendimet për leje që duhet të jepte ministri nuk janë të bazuara askund në ligj dhe ministri nuk mund ti referohet kërkesës që mund të vijë nga një subjekt privat për detyrimet që ka ligji. Edhe një çështje që u bë histori, ajo e kalibrave. Sipas vetë ekspertëve të prokurorisë, ata kanë deklaruar se nuk ka asnjë akt normativ për administrimin e municioneve sipas kalibrave. Kemi sjellë 5 urdhra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm  para kësaj VKM që provohet se municionet nga 20 deri 160 mm janë trajtuar si municione t kalibrit të vogël në procesin e demontimit me NATO, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Këto nuk merren si provë nga prokuroria dhe nuk futen në proces”, tha Mediu.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Gjyqi ndaj Metës, Berisha: Kafazi është mjet torture, ndaj tij nuk ka asnjë provë

Gjyqi ndaj Metës, Berisha: Kafazi është mjet torture, ndaj tij nuk ka asnjë provë

Hormuzi/ Irani: Anijet që do kalojnë duhet të paguajnë për sigurinë

A ka kaluar ndonjë anije Ngushticën e Hormuzit gjatë “Operacioni Liria”?

Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së

Rama replikon me Reporterët pa Kufij për lirinë e medias në Shqipëri
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}