Bashkia e Gjirokastrës ka kallëzuar penalisht shtetasin Emin Kokalari si përhapës të një lajmi të rremë, për infektimin me HIV/AIDS të kryebashkiakut Flamur Golemi dhe disa punonjësve të kësaj bashkie.
Ka qenë avokati mbrojtës Arben Llangozi i cili ka depozituar mëngjesin e sotëm kallëzimin me 30 faqe në komisariatin e Gjirokastrës.
Pas kryerje së testimeve, rezultoi se lajmi ishte i rremë, ndërkohë që vetë kryebashkiaku Golemi e mohoi që në fillim këtë fakt.

















