Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan do të diskutohet për rolin e opozitës në vend dhe bashkimin e tyre të mundshëm për shkak të interesave të tyre të përbashkëta.
Në studio janë të ftuar përfaqësues të opozitës:
Agron Shehaj, kreu i Partia Mundësia
Adriatik Lapaj, themelues i Shqipëria Bëhet
Luçiano Boçi, deputet i Partisë Demokratike
Dashamir Shehi, kryetar i LZHK
Përballë tyre, ndodhen gazetarët Mirela Miroli, Jonida Shehu, Neritan Sejamini, si dhe analisti Ermal Hasimja.

















