Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali pas shkarkimit: Në politik koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë

2026/02/27 at 2:32 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Spiropali pas shkarkimit: Në politik koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë

Përfundim të një detyre, por jo të një rrugëtimi e ka cilësuar Elisa Spiropali shkarkimin e saj nga kabineti qeveritar, si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.


“Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë”, shkruan Spiropali në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ku mes falënderimeve për besimin që iu dha për të drejtuar këtë dikaster, duket se mes rreshtave ka edhe mesazhe të koduara.

Sipas saj, në kujtesë nuk mbetet se çfarë posti ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës e qëndrimit. Spiropali i ka shprehur mirënjohjen PS kryeministrit Edi Rama për besimin që i është dhënë ndër vite. Për të, përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

“Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja”, shton Spiropali.

Deklarata e plotë

Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.

Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.

Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor.

Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.

Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.

Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.  Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë. Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.  

Opozita pretendon se Spiropali u shkarkua për shkak të luftës së brendshme në PS, duke lënë të nënkuptuar një përplasje mes saj dhe Ballukut. Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist. Rama shkarkoi Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Shkarkimi i Ballukut u shoqërua dhe me të tjera ndryshime në kabinetin qeveritar. Vendin e saj si zv/kryeministre e mori Albana Koçiu ndërsa në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Besfort Lamallari. Ky i fundit ndërroi digaster vetëm 5 muaj pas emërimit si ministër i Drejtësisë që tashmë do të drejtohet nga Toni Gogu.

Ky i fundit u emërua këtë mandat ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ministri që tashmë i është besuar Eriona Ismailit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tashmë do të drejtohet nga Enea Karakaçi ndërsa Ferit Hoxha do të jetë ministër i Jashtëm.



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Studimi/ Të rinjtë në Europë përballen me sfida më të mëdha të shëndetit mendor

Studimi/ Të rinjtë në Europë përballen me sfida më të mëdha të shëndetit mendor

Vendimet e qeverisë, nga pagat e mësuesve te regjistri për lojërat e fatit

Vendimet e qeverisë, nga pagat e mësuesve te regjistri për lojërat e fatit

Zjarr masiv në Pogradec, rrezikohet banesa

Zjarr masiv në Pogradec, rrezikohet banesa
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}