Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

4 vite luftë në Ukrainë/ Liderët europianë i drejtohen Kievit, Orban mbështet Putin

2026/02/24 at 8:25 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
4 vite luftë në Ukrainë/ Liderët europianë i drejtohen Kievit, Orban mbështet Putin

Hungaria dhe Sllovakia janë rreshtuar në anën e Vladimir Putinit dhe kanë bllokuar sanksionet e reja europiane kundër Rusisë. Por tensioni më i mprehtë regjistrohet për kredinë prej 90 miliardë eurosh në favor të Ukrainës, të miratuar nga Këshilli Europian në dhjetorin e kaluar, për të cilën tani Budapesti ka ndryshuar qëndrim, duke vënë në rrezik fondet për mbijetesën e Kievit, i cili ka likuiditet deri në fund të marsit, shkruan La Repubblica.


“Është vërtet për të ardhur keq që vendimi i marrë nga të gjithë liderët e Këshillit Europian”, ka akuzuar shefja për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në përfundim të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, tani përbën një hap pas.” “Presim”, shtoi një zëdhënëse e presidencës së Komisionit, “që të gjithë liderët të respektojnë angazhimet e tyre; mosrespektimi do të ishte shkelje e parimit të bashkëpunimit të ndershëm.”

Por si zakonisht Viktor Orbán e ngre nivelin e përplasjes për të negociuar më pas. Në këtë moment ai ka interes ta shtojë polemikën me Brukselin sepse pas më pak se dy muajsh në Hungari do të mbahen zgjedhjet. Në mënyrë edhe më prozaike, kryeministri hungarez në fund do të japë miratimin në këmbim të diçkaje. Elementi i parë konsiston në riaktivizimin e naftësjellësit Druzhba, që transporton naftë nga Rusia në Hungari. Por presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, të cilët sot do të bisedojnë me Orbán nga Kievi me rastin e ceremonive për përvjetorin e katërt të fillimit të luftës, mund të vendosin në tryezë zhbllokimin e fondeve Safe për Budapestin, që arrijnë në 17,4 miliardë euro.

Sigurisht, ngërçi mbi sanksionet dhe bllokimi i kredisë nuk janë një pamje e mirë për BE në ditën kur përkujtohet sulmi rus ndaj Ukrainës. Vetë Kallas e ka quajtur një “pengim”, duke paralajmëruar se ekziston një plan B: rikthimi te përdorimi i aseteve të ngrira ruse.

“Qytetarët e Brukselit dhe Kievit”, është mbrojtur Orbán në mënyrë paradoksale duke harruar aktivitetet keqdashëse të Kremlinit, “po ndërhyjnë në zgjedhjet hungareze sepse duan që qeveria jonë patriotike të rrëzohet, në mënyrë që të imponojnë planet e tyre.” Një qëndrim që ka irrituar pothuajse të gjithë partnerët. Gjatë samitit të djeshëm të ministrave të jashtëm, disa kanë përmendur nenin 7 të Traktatit të BE-së, i cili parashikon përjashtimin de facto të një shteti anëtar. Zgjidhje aktualisht e pazbatueshme dhe gjithsesi e pakëshillueshme para votimit në Hungari, për të mos i dhënë Orbánit një armë retorike në fushatën elektorale.

Në fund të javës pritet të zhvillohet një raund i ri negociatash midis Kievit dhe Moskës, por mbi vijën që duhet mbajtur ndaj Kremlinit nuk ka munguar një përplasje e re mes Gjermanisë dhe Francës. “Shumë oferta për dialog ndaj Rusisë”, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, duke iu referuar ofertave për dialog të propozuara nga Elysee, “rrezikojnë të krijojnë përshtypjen se, me më shumë këmbëngulje, mund të arrihen gjithnjë e më shumë lëshime.”



Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
Para
4 vite luftë, Von der Leyen: Paqja do të vendoset sipas kushteve të Ukrainës

4 vite luftë, Von der Leyen: Paqja do të vendoset sipas kushteve të Ukrainës

Apeli shqyrton sot kërkesën e Veliajt për lirim nga paraburgimi

Apeli shqyrton sot kërkesën e Veliajt për lirim nga paraburgimi

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Përvjetori i katërt i luftës në Ukrainë, Zelensky: Putin nuk i ka arritur qëllimet
















TE FUNDIT

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se “projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi”. Me anë të...

Lexo më shumë

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
7 Qershor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Lexo më shumë

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë në të njëjtën linjë ndërsa konflikti...

Lexo më shumë

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
7 Qershor, 2026

Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje. Nga votat e numëruara në 243 kutitë, ajo që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}