Spitali Amerikan do të vijojë partneritetin me Ambasadën Britanike në Shqipëri, duke mbështetur Chevening Scholarship.
Në postimin e publikuar në faqen zyrtare të Spitalit Amerikan theksohet se gjatë bashkëpunimit me Ambasadën Britanike është kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm.
“Jemi krenarë të vazhdojmë partneritetin tonë me Ambasadën Britanike në Shqipëri, duke mbështetur Chevening Scholarship edhe për 3 vitet e ardhshme. Gjatë viteve të fundit, ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Ne besojmë fuqishëm në edukimin, mundësitë dhe investimin tek brezat e rinj. Faleminderit për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Presim me entuziazëm kapitullin e radhës të këtij bashkëpunimi. Spitali Amerikan, përqafoje jetën!”-deklaron Spitali Amerikan.
Vijimi i këtij partneriteti është përshëndetur edhe nga vet Ambasada e Britanisë në vendin tonë.
“Jemi të lumtur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Spitali Amerikan – American Hospital Albania, duke mbështetur Bursën Chevening për 3 vitet e ardhshme. Gjatë tre viteve të fundit, ky bashkëpunim ka ndihmuar në shkollimin e studentëve të talentuar në Mbretërinë e Bashkuar, studentë të cilët janë rritur profesionalisht dhe tashmë po investojnë në vendin e tyre. Faleminderit Spitalit Amerikan për besimin e vazhdueshëm në fuqinë e edukimit. Presim me padurim kapitullin tjetër të këtij bashkëpunimi.”-thuhet në postimin e ambasadës.

















