Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëshortja e Rexhep Selimit në Hagë: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK

2026/02/18 at 11:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkëshortja e Rexhep Selimit në Hagë: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi para se të hyjë në seancën që po mbahet sot në Hagë deklaroi se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë qëndrojnë ballëhapur se kanë bërë luftë çlirimtare. Ajo është e bindur se verdikti final do të jetë lirimi i ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.


“Kjo gjykatë ka qenë e padrejtë që prej fillimit, e padrejtë që është themeluar dhe padrejtësisht po e gjykon Kosovën dhe luftën tonë. Ne si ushtarë qëndrojmë ballëhapur se kemi bërë luftë çlirimtare, për këtë jam shumë e bindur dhe gjykatësit do ta shohin, do ta shohin këtë të drejtë”, tha Selimi.

Lidhur me kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për 45 vjet burgim për secilin nga kartëshja e UÇK-së, Selimi tha se nuk është pritur më mirë nga kjo gjykatë, por bashkëshortja e gjeneralit, Rexhep Selimit pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk është pritur gjë më e mirë prej kësaj gjykate përveç ajo shumë, që ata pretendojnë që duhet të dënohet, mirëpo atë numër të dënimit nuk do ta pranoj gjykata dhe nuk e besoj që do të jetë ajo shifër e dënimit sepse unë pres që ata të lirohen”, theksoi ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovë, Shqipe Selimi nga Haga tha se lufta e UÇK ka qenë e drejtë. “Është një proces shumë i rëndësishëm që është duke ndodhur jo vetëm për katërshin e UÇK-së, por për gjithë Kosovën. Dihet që lufta çlirimtare, lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, në të drejtën e popullit dhe për këtë arsye jemi sot të gjithë bashkë këtu që t’i dalim në mbështetje katërshes së udhëheqësve të UÇK-së. Ne shpresojmë që ky verdikt, jo sot, por në të ardhmen i gjykatës, i gjykatësve, trupit gjykues, të jetë në të drejtën e tyre, në të drejtën tonë”, deklaroi Selimi.

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë trupit gjykues pritet t’u drejtohen me fjalët përmbyllëse edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, secili në 20 minuta koha.

Paraprakisht do të dëgjohen edhe mbrojtja e secilit prej katërshes së UÇK-së. Ndërsa, më 9 shkurt të këtij në Dhomat e Specializuara ka nisur paraqitja e fjalës përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ata kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së për krime lufte.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./KosovaPress



Ju sugjerojmë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Para
Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, Edi Rama niset drejt Washingtonit

Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, Edi Rama niset drejt Washingtonit

McAllister në Shqipëri: Protestat e dhunshme, jo një mjet demokracie

McAllister në Shqipëri: Protestat e dhunshme, jo një mjet demokracie

“Balluku”,  McAllister: Një test kritik për Shqipërinë në adresimin e korrupsionit

“Balluku”, McAllister: Një test kritik për Shqipërinë në adresimin e korrupsionit
















TE FUNDIT

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
14 Qershor, 2026

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën është bilanci i një...

Lexo më shumë

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
14 Qershor, 2026

Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}