Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me votimin në parim në parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ku përfaqësuesi i vendit tonë do të jetë kryeministri Edi Rama.
Berisha tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD me SHBA. Sipas tij, PD e tregoi “fytyrën” e vërtetë të Ramës, duke e cilësuar hajdut dhe se turpëron Shqipërinë në Bordin e Paqes.
“U votua në parim sepse unë dua ta them këtu, gjatë gjithë kohës në pushtet, porosi e prerë e përfaqësuesve të Shqipërisë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ka qenë do të votoni siç votojnë Shtetet e Bashkuara, për çështje sigurie. Së dyti, u detyrohemi pavarësinë e Kosovës, betejën ajrore kundër Beogradit dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës. Ne përsëri kemi probleme me Beogradin që nuk heq dorë nga paranoja e Serbisë së Madhe. Para 3 ose 4 vitesh erdhi në Zubin Potok, Vuçiç dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe, njësoj si Millosheviçi. Në këto rrethana, unë kam qenë, jam dhe mbetem që të votohet siç votojnë Shtetet e Bashkuara. Ne dokumentin nuk e votuam nen për nen ne votuam në parim. I thamë Ramës ti nxin, turpëron ishte ulur krah lubisë, ajo do të marrë ne vete ty ia thamë aty. Ne e bëmë të qartë se çfarë përfaqëson Rama. Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë. Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesë, ftesa u dërgohet vendeve. Pse e firmosi harmi i shtetit autorizimin? Në vlerësimin tim, një nga meritat të jashtëzakonshme ka qenë Gaza, Trump e ndërpreu luftën. Administrata tjetër asgjë, vetëm fjalë. Trump dhe një kontribut të jasahtë zakonshëm për paqen. Si mund të ketë solemnitet me hajdutët, është qesharake”,-tha Berisha.

















