Mbretëria e Bashkuar ka miratuar planet e Kinës për të ndërtuar një super ambasadë në qendër të Londrës, pavarësisht kritikave dhe paralajmërimeve se kjo seli mund të përdoret si bazë spiunazhi dhe mund të përbëjë rrezik për sigurinë e vendit.
Megjithatë, qeveria insiston se në të gjithë këtë proces, janë angazhuar agjensitë e inteligjencës dhe përqendrimi i shërbimeve diplomatike kineze në një vend të vetëm, do të përbënte një avantazh sigurie për Londrën.
Analistët e shohin këtë vendim si një sfidë për qeverinë teksa përpiqet të vendosë në ekuilibër dëshirën për marrëdhënie më të afërta me Pekinin dhe kërcënimet për sigurinë nga ana e Kinës.
Vendimi vjen teksa kryeministri Keir Starmer pritet të vizitojë Pekinin duke u bërë i pari kryeministër britanik që viziton vendin që nga viti 2018.
Ambasada e re do të jetë në një zonë shumë të privilegjuar të Londrës e cila ‘rrihet’ nga shumë kabllo fibrash optike që përçojnë të dhëna shumë sensitive, duke rritur frikën se mund të përdoren nga Kina për tu infiltruar në sistemin financiar të Mbretërisë së Bashkuar.

















