Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”.
Këta shtetas qarkullonin me automjet, me armë me vete.
Njëri prej tyre është dënuar më parë për krime kundër personit.
Gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte 29-vjeçari dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte 22-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.














