Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani partia më e madhe opozitare në vend nuk është në rrugën e duhur.
Salianji tha PD nuk po u ofron anëtarësisë meritokraci dhe nuk po i dëgjon kërkesat e tyre.
“Kemi takim me demorkatët për të përfaqësuar shqetësimet e tyre. Ripërtëritja e PD, PD sot është zgjuar. Dje kanë nxjerrë udhëzimi për analizën e humbjes së zgjedhjeve. Nuk e them dot që foltorja para parlamentit është më e mira, jo. Shumë thonin pse shkoni në parlament. PD zyrtare tha do shkojmë në parlament të marrin të gjitha hapësirat. Tani mban foltore se nuk kemi hapësira në parkam ent, o lërë parlamenti dhe bëj këtë. Kjo nuk është një lëvizje e imja, aty është Alimehmeti janë të gjithë njerëzit më të votuar. Ne jemi nisur për të dëgjuar shqetësimet e demokratëve. Të prodhojmë një dokument e të themi ja këto janë shqetësimet e demokratëve.” Pakënaqësia me PD është se nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë dhe nuk po i përshtatet nevojave për ndryshim. Anëtarësia e PD kërkon revolt ne bëjmë foltore. Kërkojnë analizë ne duam ti bindim se zgjedhjet janë të vjedhura.”-tha Salianji.

















