Emisioni “Opinion” në TV Klan fokusohet tek përzgjedhja e një kandidati të pavarur për Bashkinë e Tiranës nga opozita. Fjala është për Florjan Binajn, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të kandiduar si i pavarur dhe më pas është mbështetur nga partitë e opozitës njëra pas tjetrës.
Ka qenë Adriatik Lapaj nga Shqipëria Bëhet, ai që e ka mbështetur i pari, më pas ka ardhur Partia Demokratike, së cilës i janë bashkuar Nisma Thurje, Partia Agrare dhe Mundësia e Agron Shehajt.
Të ftuar: Floriana Garo, Iris Luarasi, Ornela Çuçi, Baton Haxhiu, Neritan Sejamini, Ermal Hasimja. Në lidhje direkte Jordan Daci.