Teksa sonte mbahet ndeshja Shqipëri-Jordani, policia ka marrë disa masa.
Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.
Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
- Rrugën “Dervish Hima”;
- Rrugën “Gjergj Filipi”;
- Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
- rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.