Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës.
Ai tha se në vitin 2023 hyri në primaret e PD për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës me një projekt që kërkon 4 vite kohë për t’u realizuar dhe se ky projekt nuk mund të realizohet brenda 2 viteve.
Me këtë përgjigje, Ilir Alimehmeti bën të qartë se për momentin nuk ka në plan të jetë kandidati i PD përball rivales socialiste Ogerta Manastirliu.
“Unë qartësisht kam paraqitur një lloj projekti politik për Tiranën që përfshinte një program katër vjeçar me një punë në grup. Nëse ndodhin çfarë presim ne të ndodhin… Projekti im politik i është paraqitur edhe kryetarit Berisha. Përfshin garë në grup dhe një program zhvillimor. Kam paraqitur një program që do një kohë 4-vjeçare. Mendoj se PD ka figura pa fund. Garusit si unë që janë garues maratonash dhe ata në sprint kanë karakteristika të ndryshme. Karakteristikat e garës janë të veçanta për çdo garë, unë ta thash që tani nuk e kam paraqitur programin. Po them qartë se tani është një projekt që kam avancuar”,-tha Alimehmeti.

















