Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte me masë sigurie arrest në burg, e cila iu zbut në arrest shtëpie për arsye shëndetësore.
Fetah u arrestua pas dyshimeve se ka favorizuar anëtarë te grupit kriminal të të shumëkërkuarit, Suel Çela. Në dosjen e SPAK gjenden edhe komunikime direkte mes Fetahut dhe Çelës në SKY ECC.