Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë

2025/09/04 at 10:15 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë

Mert Sayim shpesh qarkullon nëpër aeroportet në NRW, kryesisht në Dyseldorf. Vetëm nga aeroporti i Dyseldorfit gjatë vitit 2024 janë dëbuar nga Gjermania përmes linjave ajrore mbi 2800 vetë. Ata që dëbohen janë personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose që për arsye të tjera nuk kanë perspektivë të qendrojnë në Gjermani.

Më 2024 janë kthyer gjithsej mbi 20.000 vetë

Sayim punon në Shërbimin e Kishës Evangjeliste si referent për refugjatët, migrantët dhe integrimin e tyre. Puna e tij është që të vëzhgojë në vend realizimin e dëbimeve dhe të dokumentojnë mënyrën se si trajtohen të prekurit ose nëse ka ndonjë sheklje gjatë procedurës. Ai nuk e di saktë numrin e kthimeve. Nga 13.000 kthime që ka pasur më 2022 çdo vit numri ka qenë në rritje dhe më 2024 janë kthyer mbi 20.000.

Nga Gjermania për në Shqipëri më 2024 janë kthyer mbi 1.000 azilkërkues, në Maqedoninë e Veriut gati 1.400 vetë, ndërsa në Gjeorgji mbi 1.800 persona.

Në vitin 2025 kurba është në rritje. Sipas Ministrisë së Brendshme në gjysmën e parë të këtij viti janë dëbuar 12.000 vetë. Sayim do të ketë edhe shumë punë, për të dokumentuar nëse njerëzit i kthejnë sipas ligjeve apo kundër vullnetit të tyre. Përshtypjet ndonjëherë edhe të dhimbshme, që krijon ai nga situata të ndryshme, dokumentohen rregullisht dhe publikohen.

Dëbim ende pa u operuar

Duke prezantuar raportin aktual vjetor për konstatimet gjatë dëbimeve Sayim përshkruan një shembull: “U vëzhgua dëbimi ndër të tjerë edhe i një fëmije, që sapo kishte pasur një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. E kthimi u realizua edhe pa përfunduar ekzaminimi pas operacionit që ishte përcaktuar nga mjeku.” Në raste të tilla, tërheq vëmendjen Sayim do të lipsej më shumë sensibilitet dhe fleksibilitet. Kjo strukturë kishtare jep edhe rekomandime, që në rast të personave të sëmurë, duhet paraprakisht të verifikohet situata në vendin e kthimit, nëse është i përshtatshëm kujdesi shëndetsor për indivin me sëmundje të caktuar. Nëse nuk ekzistojnë mundësitë e trajtimit të duhur mjekësor në atdhe, kthimet duhen pezulluar. Jo gjithmonë bëhen verifikime të tilla. Këto organizata bëjnë thirrje për më shumë transparencë dhe akses për monitorimin e procedurave të kthimit.

Sayim thekson, se kjo duhet të rregullohet në nivel landesh dhe federate. I gjithë procesi i dëbimeve duhet të monitorohet: “Konkretisht kemi parasysh që nga momenti i marrjes së personave nga vendbanimi e deri në aeroport.” Vëzhgimi i procedurës është parashikuar që në 2008 në një direktivë të BE-së, thotë Sayim.

Ministri i Brendshëm Dobrindt po ndjek një kurs gjithnjë e më të ashpër

Por Gjermania e ka shpërfillur këtë direktivë e bashkë  me vende të tjera po punohet për ashpërsim të mëtejshëm të rregullave. Ministri kristiansocial Alexander Dobrindt gjatë një takimi në korrik me homologët e tij nga Austria, Danimarka, Franca, Çekia dhe Polonia u dakordësuan për harmonizimin e rregulloreve. “Kthimet me efikasitet janë një kusht i domosdoshëm për të krijuar besim tek një politikë e ekuilibruar europiane përmigracionin”, theksohet në deklaratën e përbashkët. DW

Ju sugjerojmë

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
Rajoni

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25 Shtator, 2025 6:26 pm
VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median
Bota

VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median

25 Shtator, 2025 5:26 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
Para
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

TE FUNDIT

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
25 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës. Ai...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
25 Shtator, 2025

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,  ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me konfliktet dhe zhvillimet ndërkombëtare, Në emisionin “Opinion”,...

Lexo më shumë

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
25 Shtator, 2025

“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Për përplasjet mes Izraelit...

Lexo më shumë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
25 Shtator, 2025

Retorika ndryshuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me mundësinë e Ukrainës për të rifituar të gjitha territoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com