Mbi 600 persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm që goditi Afganistanin.
Mësohet se tërmeti ishte me mahnitudë 6, i cili shkatërroi me qindra banesa.
Sipas të dhënave, rreth 6 fshatra thuasje u rrafshuan.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Abdul Matin Qani tha se vendi po përballet me një situatë të vështirë.
Ekipet e shpëtimit janë angazhuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të lënduar dhe për të shpëtuar personat e bllokuar nën rrënoja.

















