Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat.

Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS dhe Android, aplikacioni ka arritur 2 miliardë dollarë në shpenzime konsumatore globale, sipas një analize nga Appfigures.

Shifra tejkalon 30 herë tre rivalët e tij së bashku, Claude, Copilot dhe Grok.

Këtë vit, ChatGPT ka arritur 1,35 miliardë dollarë. Mesatarisht, aplikacioni gjeneron rreth 193 milionë dollarë në muaj, mbi 25 milionë më shumë sesa viti i kaluar.

Kjo është 53 herë më e lartë sesa Grok që ka arritur në 25,6 miliardë dollarë për këtë vit. Shpenzimi mesatar mujor i konsumatorëve në Grok është rreth 3,6 milionë dollarë ose sa 1,9% i ChatGPT.

Këto të dhëna tregojnë se chatbot-et kanë ende rrugë për të fituar dominancë në pajiset celulare, edhe pse numrat në fakt nuk janë një pasqyrë e plotë e të ardhurave të përgjithshme të kompanive të Inteligjencës Artificiale.

Konsumatorët, ekipet dhe bizneset mund të anëtarësohen në planet e IA në internet dhe kompanitë mund të gjenerojnë të ardhura edhe në mënyra të tjera.

Gjithashtu, ChatGPT fiton 2,91 dollarë për çdo shkarkim, krahasuar me Claude – 2,55 dollarë, Grok – 0,75 dhe Copilot – 0,28.

Mesatarja e shkarkimeve tani është rreth 45 milionë, rreth 180% më shumë nga 16 milionë që ishin në periudhën janar-korrik 2024.

Përgjatë 2025, ChatGPT është shkarkuar 318 milionë herë ose 2,8 herë më shumë sesa 113 milionë herë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar./tvklan




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT