Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja SHBA-NATO për armët/ Ukraina ka ende mëdyshje

2025/08/05 at 11:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja SHBA-NATO për armët/ Ukraina ka ende mëdyshje

Në fillim të korrikut u arrit një marrëveshje, sipas të cilës, aleatët evropianë të NATO-s do të blejnë armë amerikane, përfshirë raketat Patriot, për Ukrainën. Megjithëse Gjermania njoftoi së fundi se dy sisteme Patriot do të dërgohen së shpejti në Kiev, ende ka dyshime nëse kjo marrëveshje do t’ia japë Ukrainës atë që i nevojitet në muajt në vijim.


Marrëveshja, e shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Uashington më 14 korrik, është në thelb një vazhdim i mënyrës së veprimit që aleatët perëndimorë kanë ndjekur prej kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më shumë se tri vjet më parë: evropianët i dërgojnë Kievit pajisje ushtarake që i kanë në dispozicion dhe më pas i zëvendësojnë ato me armë të reja – kryesisht amerikane.

Dallimi i madh tani është se evropianët duhet t’i rrisin ndjeshëm dërgesat e armëve për Ukrainën, pasi administrata Trump deri më tani nuk ka dhënë ndonjë premtim të ri. (Dërgesat e premtuara gjatë administratës Biden, megjithatë, vazhdojnë ende.)

Deri në njëfarë mase, evropianët e kanë rritur prodhimin për ta mbushur boshllëkun. Instituti Kiel, me bazë në Gjermani, thekson se për herë të parë që nga qershori 2022, Evropa ka tejkaluar SHBA-në në ndihmën ushtarake për Ukrainën, me 72 miliardë euro, krahasuar me 65 miliardë euro nga Uashingtoni.

Çështja për Ukrainën dhe aleatët e saj është: sa i qëndrueshëm do të jetë ky mekanizëm? Në planin afatgjatë, evropianët do të duhet të blejnë më shumë armë, pasi janë zotuar t’i shpenzojnë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen deri në vitin 2034, në samitin e NATO-s në Hagë në qershor.

Armët për Ukrainën do të jenë pjesë kyç e këtyre shpenzimeve.

Një diplomat nga një vend i BE-së, që foli në mënyrë anonime për Radion Evropa e Lirë, tha se marrëveshja e korrikut në Uashington është mënyra më e mirë për të mbajtur “amerikanët të angazhuar në Ukrainë në veçanti dhe në Evropë në përgjithësi”, pasi Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë nga rritja e pritur e shpenzimeve evropiane për mbrojtjen.

Dhe, ndonëse Evropa është e prirë të investojë në sektorin e vet të mbrojtjes, një gjë e tillë do të kërkojë kohë. Udhëheqësit evropianë kanë vendosur që, të paktën përkohësisht, është më mirë të blejnë nga SHBA-ja.

“Është ose kjo, ose ta lëmë Ukrainën pa armë”, tha një zyrtar i NATO-s për REL-in, në kushte anonimiteti, pasi nuk është i autorizuar të flasë publikisht.

“Mendoj se në anën evropiane ka një vetëdije të dhimbshme që kjo duhet të ndodhë në një mënyrë apo tjetër”, shtoi ai.

Më 21 korrik, Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës – një aleancë prej më shumë se 50 shtetesh, përfshirë të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe disa partnerë joanëtare – u mblodh për herë të parë online që nga njoftimi i marrëveshjes në Uashington.

Në këtë takim, që ka qenë koordinatori kryesor i dërgesave të armëve perëndimore për Kievin, deri në shtatë vende shprehën interes për të blerë armë amerikane për Ukrainën. Këto përfshinin Kanadanë, Belgjikën, Gjermaninë, Holandën dhe disa shtete nordike.

Rezultati i takimit të Grupit të Kontaktit, i njohur gjithashtu si grupi Ramstein, ishte që Ukraina do të përgatiste një “listë të hollësishme dëshirash” për ato që i nevojiten, me theks të veçantë në mbrojtjen ajrore dhe municionet. NATO-ja, nga ana tjetër, do të ofrojë një vlerësim të kostos së këtyre pajisjeve ushtarake.

Më shumë qartësi priten kur grupi Ramstein të mblidhet sërish në vjeshtë, mbase për herë të parë në Ukrainë.

Pyetja kryesore tani është se sa shpejt mund të dorëzohen këto pajisje ushtarake në Ukrainë. Pritet që vendet evropiane ta furnizojnë atë me 2 milionë predha artilerie 155-milimetërshe këtë vit, dhe meqë Ukraina po fillon prodhimin e brendshëm me mbështetje financiare perëndimore, mungesa e shkaktuar nga ndalimi i eksporteve amerikane mund të mbulohet.

Por, për mbrojtjen ajrore, gjendja është më e ndërlikuar. Dhe, pikërisht këtu Ukraina ka ende nevojë për armë amerikane, veçanërisht për raketat tokë-ajër, Patriot.

Alternativa evropiane ndaj sistemit amerikan Patriot, sistemi francezo-italian SAMP-T, i është dorëzuar Kievit. Roma njoftoi së fundmi se bateria e tretë do të dërgohet në vjeshtë. Por, sipas diplomatëve të NATO-s, prodhimi i interceptorëve të nevojshëm dhe i të gjithë konfigurimit të sistemit kërkon më shumë kohë krahasuar me Patriotët. Për më tepër, edhe vetë Kievi ka vënë në pikëpyetje ndikimin e sistemit evropian.

Kur Trump dhe Rutte dolën para mediave për të shpallur marrëveshjen më 14 korrik, presidenti amerikan përmendi se 17 sisteme Patriot mund të përgatiten për t’u blerë për Ukrainën.

Javën e kaluar, Gjermania njoftoi se do të dërgojë dy bateri në Ukrainë së shpejti, por nuk është e qartë se nga do të vijnë sistemet e tjera. Aktualisht, gjashtë vende evropiane – Gjermania, Greqia, Holanda, Polonia, Rumania dhe Spanja – operojnë sisteme Patriot, por këto shtete druhen se dërgimi i tyre në Ukrainë mund t’i lërë të pambrojtura hapësirat e tyre ajrore.

Kompanitë Lockheed Martin dhe Raytheon, dy prodhuesit kryesorë të Patriotëve, po rrisin prodhimin për të përmbushur kërkesat evropiane, por Ukraina, e cila është nën sulme të vazhdueshme nga Rusia, me shumë gjasë nuk do t’i ndiejë përfitimet e kësaj rritjeje së shpejti. REL

 

 



Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
Kryesore

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

4 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
Kryesore

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

4 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta
Bota

Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta

4 Dhjetor, 2025 2:18 pm
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci
Kronikë

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

4 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës
Bota

Akuzohet për korrupsion, Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Europës

4 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri, lëndohet pronari dhe punonjësi

4 Dhjetor, 2025 1:31 pm
Para
“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja

“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja

Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare

Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare

VIDEO/ Zjarr në një tren në New Jersey, asfiksohen 13 persona

VIDEO/ Zjarr në një tren në New Jersey, asfiksohen 13 persona
















TE FUNDIT

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
4 Dhjetor, 2025

Zbardhen 10 emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e Sonila Bejtjas së cilës i mbaroi...

Lexo më shumë

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
4 Dhjetor, 2025

Rezultatet e një studimi konfirmojnë se kalimi i tepërt i kohës në mediat sociale është i dëmshëm për shëndetin tuaj...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
4 Dhjetor, 2025

Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
4 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com