Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

2025/07/23 at 9:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

Në mes të përleshjeve vdekjeprurëse midis luftëtarëve druzë dhe milicive beduine në provincën Suveida, në jug të Sirisë, lind pyetja: a mund t’i shfrytëzojë Irani këto përplasje sektare për të rikthyer ndikimin që ndërtoi gjatë një dekade luftë civile? Për vite me radhë, komandantët iranianë dhe përfaqësuesit e tyre mbështetën Qeverinë e Bashar al-Assadit, duke e kthyer Sirinë në një korridor tokësor, që lidhte grupet aleate në Irak dhe Liban. Por, që nga rrëzimi i papritur i dinastisë Assad në dhjetor të vitit të kaluar dhe tërheqja e pjesshme e forcave ruse, dominimi i Teheranit u dobësua.


Tani, presidenti i përkohshëm i Sirisë dhe ish-udhëheqësi rebel, Ahmed al-Sharaa, po përballet me vështirësi në kontrollimin e fraksioneve të ndryshme, duke krijuar mundësi – por edhe rreziqe – për Teheranin në jug të vendit. Dhuna e fundit shpërtheu pas rrëmbimit të një tregtari druz dhe hakmarrjeve me rrëmbime të tjera, që shpejt çuan në përleshje të përgjakshme.

Të dyja palët kryen sulme dhe vrasje hakmarrëse. Kur forcat qeveritare siriane ndërhynë, ato u akuzuan për mbështetjen e beduinëve – çfarë shkaktoi përplasje të drejtpërdrejta me luftëtarët druzë. Ato u akuzuan edhe për vrasje të jashtëligjshme, plaçkitje dhe zjarrvënie në zonat ku jeton komuniteti druz. Kjo është një pakicë fetare, e përqendruar në jug të Sirisë, që ka traditë vetëqeverisjeje dhe marrëdhënie të ndërlikuara me shtetin. Më 19 korrik u arrit një armëpushim mes Qeverisë, milicive druze dhe fisit beduin, i cili i ndaloi luftimet që zgjatën për një javë dhe shkaktuan mbi 1.000 viktima. Aktualisht, armëpushimi po mbahet, por me vështirësi.

Metodat e vjetra

Strategjia afatgjate e Iranit mbështetet më pak në dislokime të hapura ushtarake dhe më shumë në krijimin e milicive lokale. Kur dhuna shpërtheu në pjesën perëndimore të Sirisë në mars, disa e akuzuan Teheranin për nxitjen e trazirave, duke vënë në dukje se disa udhëheqës të milicive ishin trajnuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC).

Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë përpiqen të paraqiten si mbrojtës të sovranitetit sirian, duke i dënuar sulmet ajrore izraelite dhe duke paralajmëruar kundër ndërhyrjes perëndimore.

Qëllimi nuk është thjesht ushtarak – Irani synon edhe rindërtimin e kapitalit politik mes sirianëve të lodhur nga lufta dhe të shqetësuar për dominimin e huaj.

Megjithatë, Teherani përballet me pengesa të mëdha. Druzët, që janë shumicë në Suveida, vazhdojnë të jenë shumë mosbesues ndaj Iranit dhe përfaqësuesve të tij shiitë. Fiset lokale sunite, të përfshira në luftërat e tyre të brendshme, tregojnë pak interes për mbështetje nga jashtë.

Sfidat dhe rreziqet

Për ta vështirësuar edhe më shumë pozicionin e Iranit, është përfshirja më aktive e Izraelit në rajon.

Që nga rënia e Assadit, forcat izraelite i intensifikuan sulmet ndaj objektivave – që dyshohet se ishin të lidhura me Iranin – pranë Lartësive të pushtuara të Golanit, duke u zotuar se do të pengojnë çdo përpjekje për rikthimin e ndikimit.

Zyrtarët izraelitë, madje, i justifikuan disa sulme ndaj pozicioneve siriane si mbrojtje të druzëve.

Situatën e komplikon edhe më shumë peizazhi i përçarë lokal në Siri, ku besnikëritë ndryshojnë shpesh dhe sundimi i komandantëve lokalë bën që fitoret e Iranit të jenë kalimtare.

Aleatët iranianë në disa vende të tjera – sidomos Hezbollahu në Liban – janë dobësuar tashmë nga humbjet e mëdha në luftimet e fundit me Izraelin. Por, përtej Sirisë, ata i intensifikuan aktivitetet.

Rebelët Huthi në Jemen rikthyen sulmet në Detin e Kuq – pas disa muajsh në paqe – duke goditur dy anije tregtare. Në Irak, milicitë proiraniane dyshohen për ndërprerjen e prodhimit të naftës në rajonin e Kurdistanit.

Në muajt e fundit, forcat siriane dhe ushtria libaneze kapën edhe disa dërgesa me raketa që po shkonin në adresë të Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore.

Këto veprime tregojnë se Irani dëshiron ta ruajë ndikimin e tij përmes rrjetit të milicive dhe aleatëve, si pjesë e strategjisë së tij për të frenuar kundërshtarët. Edhe nëse dërgesat e mëdha dhe të rregullta të armëve nuk janë më të mundshme, Irani dëshiron të tregojë se mbetet me ndikim.

Tani për tani, qasja e Teheranit ndaj Sirisë pritet të jetë me hapa të vegjël dhe në mënyrë të tërthortë, për shkak të mungesës së burimeve dhe vëmendjes më të madhe që i kushtohet. Në vend të veprimeve dramatike, do të mbështetet në transferime të fshehta armësh dhe në përpjekje për të rindërtuar aleanca lokale. Por, derisa Izraeli vëzhgon, përpjekjet e Iranit për të rifituar ndikim të madh në Siri, nuk do të jenë të lehta. REL



Ju sugjerojmë

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Para
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Broja ende pa ekip, destinacioni më i mundshëm futbollistin kuqezi

Broja ende pa ekip, destinacioni më i mundshëm futbollistin kuqezi

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi

Dy vietnameze ushtronin prostitucion në banesën e tij, pranga 31-vjeçarit në Berat
















TE FUNDIT

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
13 Korrik, 2026

Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, data e fundit e parashikuar nga ligji, në një proces që...

Lexo më shumë

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
13 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të gjitha...

Lexo më shumë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
13 Korrik, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për Fatime Kryemadhin 7 vjet e 6 muaj burg,...

Lexo më shumë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}