Kreu i qeverisë, Rama këtë mëngjes ka ndarë pamje nga Bazilika e Linit, e mbushur me turistë.
Konkretisht, në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Lini është një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, pasi ofron për vizitorët natyrën e bukur, trashëgimi kulturore dhe pamje piktoreske.
“MIRËMËNGJES dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama në profilin e tij në “Facebook”, gjatë këtyre ditëve ka publikuar pamje të zonave tërheqëse në vend, që vizitohen nga turistë të shumë nga shtete të ndryshme të botës.

















