Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e Bashkimit Evropian ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjete sociale, thuhet se BE mobilizoi flotën e saj të zjarrfikësve për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në qarqet e Vlorës dhe Dibrës si dhe tre aeroplanë nga Greqia dhe Italia po operojnë në zonë.
Në përfundim mbrojtja civile e BE ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje shtesë nëse lind nevoja.
“Zjarret në Shqipëri:
BE-ja mobilizoi flotën e saj të zjarrfikësve #rescEU për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në qarqet e Vlorës dhe Dibrës.
Tre aeroplanë #rescEU nga Greqia dhe Italia po operojnë në zonë.
Ne jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë mbështetje nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftim.

















