Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

2025/07/18 at 9:14 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ideologjik “Mein Kampf”.


Libri konsiderohet i vështirë për t’u lexuar. Por trashëgimia e tij ideologjike mbetet e rrezikshme edhe sot e kësaj dite.

Adolf Hitleri është gjallë.

Të paktën në internet. Kushdo që kërkon fjalën “Hitler” në platformën X të miliarderit të teknologjisë Elon Musk do të hasë në çdo moment postime të bëra vetëm para disa sekondash. Interneti është plot me Hitlerin: fotografi të Hitlerit, meme të Hitlerit, kryqe të thyer, slogane “Heil Hitler”.

Antisemitët, racistët, ideologët e konspiracionit, antidemokratët dhe mbështetësit e Hitlerit po e përhapin helmin e tyre ideologjik kudo. Në Gjermani, në Evropë, në SHBA, në Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme, në Indi.

Diktatori gjerman ka vdekur para tetëdhjetë vjetësh, por me vrasësin Adolf Hitler vazhdon të bëhet biznes i mirë edhe sot e kësaj dite. Dyqanet e bukinistëve në mbarë botën fitojnë para me botimet e vjetra të broshurës së Hitlerit “Mein Kampf”.

Një botim në gjermanisht kushton rreth 250 euro, versioni spanjisht “Mi Lucha” kushton mbi 300 euro, dhe botimi në anglisht “My Struggle” kushton rreth 600 dollarë në portalet përkatëse online. Këtë libër e gjen për pak para edhe në tregjet egjiptiane dhe portalet indiane online.

Antisemitizëm brutal dhe përbuzje për demokracinë

Libri konsiderohet sot si manifest në të cilin Adolf Hitleri shpalosi botëkuptimin e tij fanatik, antisemitizmin e tij brutal dhe përbuzjen e tij për demokracinë dhe diversitetin shoqëror – tetë vjet para se të vinte në pushtet në vitin 1933.

Në “Mein Kampf” ai i quan gjermanët si racë superiore dhe mbizotëruese. Dhe shumë kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore ai ëndërronte një “gjermanizim” të Evropës Lindore dhe dëbimin e dhunshëm të miliona njerëzve.

“Motivi i luftës shpaloset që në titull – aty në fakt del në pah i gjithë racizmi”, shpjegon historiani austriak Othmar Plöckinger në një intervistë me DW.

“Kjo do të thotë që më i forti fiton, dhe raca më e fortë triumfon. Por edhe në luftën individuale për pozita dhe ofiqe, fiton ai që ka vullnetin më të fortë, ai me shpirtin më të pamëshirshëm, ai që i përket, në kuptimin më të gjerë, racës më të mirë ose ka aftësi më të mira.”

Botimi i librit më 18 korrik 1925 nuk bëri ndonjë bujë. Hitleri ishte një puçist i dështuar që sapo kishte kaluar më shumë se një vit në burg për tradhti të lartë.

Lëvizja e tij nacional-socialiste ishte e vogël dhe nuk kishte ndikim të madh politik në Gjermani dhe Austri. Hitleri gjendej përpara dështimit politik.

Dhe asokohe në tregun e librave kishte shumë shkrime polemike me përmbajtje nacionaliste dhe kujtime burgu.

Po ashtu libri i Hitlerit nuk ishte as shumë origjinal – përmbajtja e tij ishte një zhgënjim madje edhe për shumë nga ndjekësit e tij, shpjegon Othmar Plöckinger:

”Në gazetën “Deutsche Zeitung” ka një fjali të famshme e cila e zemëroi shumë Hitlerin: ‘Ne kemi luftuar një luftë mbrojtëse nacionaliste për 40 vjet, dhe tani një puçist i ri (Hitleri) vjen dhe do të na shpjegojë se çfarë do të thotë mendim politik!”

Megjithatë libri u bë bestseller dhe sukses financiar për Hitlerin.

Paralajmërim i katastrofës

E veçanta e veprës së Hitlerit është se, ndryshe nga diktatorët e tjerë, ai i zbulon qëllimet e tij në “Mein Kampf”. Ai nuk i fsheh fantazitë e tij të dhunshme. Në analizën e tyre historianët thonë:

“Ai e shpall me vendosmëri luftën: një luftë e ardhshme do të jetë një luftë për ekzistencë në të cilën të gjitha konsideratat e njerëzimit dhe të estetikës do të shemben dhe do të kthehen në hiç.” Tirania nën Adolf Hitlerin ishte pra një sundim me paralajmërim.

Me vetëvrasjen e Hitlerit më 30 prill 1945 dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore tetë ditë më vonë sistemi i tij i sundimit u shemb. Prej asaj kohe gjermanët janë zotuar: “Kurrë më!”

A vlen ende sot shprehja “Kurrë më”?

“Pavarësisht deklaratave ‘Kurrë më’ pas vitit 1945, antisemitizmi po e tregon përsëri fytyrën e tij të shëmtuar”, thotë historiania britanike Lisa Pine në një intervistë me DW.

Ajo jep mësim në Institutin e Kërkimeve Historike në Universitetin e Londrës. “Dhe gjuha e helmuar sot të kujton në mënyrë të trishtueshme dhe të turpshme shkrimet e Hitlerit të një shekulli më parë.”

Pine vëren madje se nuk ka mbijetuar vetëm antisemitizmi i Hitlerit, por edhe armiqësia e tij ndaj demokracisë. Kjo është arsyeja pse edhe sot vazhdon të jetë e rëndësishme të merremi me shkrimet e Hitlerit.

“Studentët e mi gjithmonë habiteshin shumë, madje shokoheshin, kur analizonim fragmente nga “Mein Kampf”. Sepse kur i shihnin fjalët të shkruara të zezë në të bardhë, fillonin të kuptonin se me ç’përfaqësonte Hitleri.”

Sinjale alarmuese

Nikolas Lelle nga Fondacioni Amadeu Antonio me seli në Berlin, i cili ka si qëllim luftën kundër ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit, vëren gjithashtu një rikthim të rrezikshëm të ideologjisë ekstremiste djathtë. Kjo vihet re edhe tek vizitat përkujtimore në vendet dhe qendra ku përkujtohen krimet naziste.

“Ndër grupet dhe klasat e shkollave që vijnë për të vizituar këto qendra nga zonat rurale ka tani pothuajse gjithmonë disa nxënës që kanë në veshjet e tyre simbole ekstremiste të djathta ose me slogane ekstremiste të djathtë.”

Grafitet me kryq të thyer janë bërë përsëri pjesë e jetës së përditshme në Gjermani.

Alarmues është edhe fakti që sidomos të rinjtë ekstremistë të djathtë janë bërë vitet e fundit më të dhunshëm .

Pikë e nxehtë mediat sociale

Rreth 100 vjet pasi Adolf Hitleri botoi pamfletin e tij “Mein Kampf”, shumë tabu që lidheshin me urrejtjen e tij çnjerëzore janë zhdukur. Këtë e ka vënë re edhe historiani Matthew Feldmann nga Universiteti Tesside në Britaninë e Madhe.

Në një ese ai e përshkruan çstigmatizimin shoqëror dhe kulturor të së djathtës ekstreme si një “ndryshim dramatik”. Për këtë janë pjesërisht përgjegjëse edhe mediat sociale.

Ato janë mjaft të përshtatshme për strategjinë e dyfishtë të së djathtës ekstreme, strategji që e përdorte edhe Adolf Hitleri dhe lëvizja e tij fashiste: thyerja e përsëritur e tabuve sociale me mesazhe radikale, me qëllim që më pas të prezantohesh si konservator dhe pajtues në vende të tjera.

Prandaj, Nicolas Lelle i Fondacionit Amadeu Antonio bën thirrje për një angazhim shumë më të madh social lidhur me platformat e mediave sociale. Sipas tij nga historia duhet nxjerrë një mësim thelbësor:

”Ekstremizmi i djathtë, antisemitizmi dhe racizmi kanë nevojë për qëndrime të qarta, vija të qarta demarkacioni. Këto përmbajtje duhet të përbuzen nga shoqëria – dhe njerëzit që përfaqësojnë përmbajtje të tilla duhet ta ndiejnë gjithashtu këtë.”/DW



Ju sugjerojmë

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane
Rajoni

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane

18 Korrik, 2025 4:49 pm
180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …
Aktualitet

180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …

18 Korrik, 2025 4:34 pm
“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Aktualitet

Rama: Angazhohem për ndërtimin e një muzeu me Inteligjencë Artificiale.Në shtator…

18 Korrik, 2025 4:29 pm
“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Aktualitet

Ministër për Inteligjencën Artificiale, Rama: Nëse krijojmë kabinet me AI, historike

18 Korrik, 2025 4:17 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit

18 Korrik, 2025 4:01 pm
(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët
Aktualitet

(VIDEO) Lirohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, Rama: Më shumë akses për turistët

18 Korrik, 2025 3:47 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur…

18 Korrik, 2025 3:34 pm
Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës
Aktualitet

Turistë të shumtë në Tiranë: Vend tepër mikpritës

18 Korrik, 2025 3:15 pm
Patrullim i policisë shqiptaro-italiane/ Proda: Bashkëpunim për sigurinë e turistëve
Aktualitet

Patrullim i policisë shqiptaro-italiane/ Proda: Bashkëpunim për sigurinë e turistëve

18 Korrik, 2025 2:57 pm
Irani-evropianëve: Hiqni dorë nga kërcënimet për rikthimin e sanksioneve
Bota

Irani-evropianëve: Hiqni dorë nga kërcënimet për rikthimin e sanksioneve

18 Korrik, 2025 2:30 pm
Para
Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse
















TE FUNDIT

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane

Nga aleanca tek interesi – Kosova si destinacion i investimeve amerikane
18 Korrik, 2025

Energjia, mbrojtja dhe inovacioni digjital janë sektorë ku bashkëpunimi Kosovë-SHBA mund të sjellë përfitime të ndërsjella, por vetëm atëherë kur...

Lexo më shumë

180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …

180 raste në ditë me fraktura në urgjencë, mjekët: Problem aksidentet në rrugë …
18 Korrik, 2025

Sezoni veror dhe fluksi i lartë i lëvizjes së mjeteve dhe turistëve ka sjellë një rritje të rasteve të paraqitura...

Lexo më shumë

Rama: Angazhohem për ndërtimin e një muzeu me Inteligjencë Artificiale.Në shtator…

“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
18 Korrik, 2025

Një nga pikat më interesante të diskutimit të Kryeministrit në takimin me përfaqësues të teknologjisë, ishte propozimi për ndërtimin në...

Lexo më shumë

Ministër për Inteligjencën Artificiale, Rama: Nëse krijojmë kabinet me AI, historike

“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
18 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet planit, pasi e artikuloi fillimisht idenë e një kabineti qeveritar me Inteligjencë Artificiale. Gjithashtu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com