Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta.
Anira Gjoni, specialiste në Institutin e Gjeoshkencave tha në një intervistë për Klan News se temperaturat rriten në këto qyteteve për shkak se janë “qendra urbane”.
“Sa i takon qyteteve më të nxehta në vendin tonë mund të përmendim: Berat, Fier, Gjirokastra, Tirana, Elbasani, Shkodra”, tha Gjoni.
Ajo nuk la pas edhe qytetet e tjera, duke marrë si shembull Kukësin, ku temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celsius.
Gjonit tha se fokusi për këtë periudhë është te rreziku i zjarreve në pyje. Për këto raste mblidhen disa faktorë, që nga thatësia, temperaturat e larta dhe era.
“Duhet patur kujdes pasi të gjitha qarqet për momentin që flasim ndodhen në rrezik të lartë sa i takon përhapjes së zjarreve në pyje”, tha Gjoni.