Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

2025/07/05 at 8:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis për në dyqan pas një fundjave “të lumtur” në fshat me miqtë dhe bashkëshorten e tij, Ina.


Por, nuk arriti larg.

Sapo doli nga banesa, pa një hije në shkallë — dhe u përball menjëherë me një oficer të KGB-së, siç vazhdon të quhet shërbimi kryesor i sigurisë në Bjellorusi, edhe 35 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

“Doli që kishte pritë afër gropës së plehrave”, tha Karnei për Radion Evropa e Lirë në një intervistë.

“Ma tregoi një copë letër para fytyrës dhe tha: ‘Kthehemi brenda. Kam disa pyetje dhe do të bëjmë kontroll’”.

Pas një kontrolli të banesës së tij nga disa agjentë të KGB-së, Karnei u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

“Mbaj mend edhe çfarë këmishe kishte veshur”, kujton Ina.

“Mendova se duhet ta ruaj këtë moment në kujtesë, sepse nuk e dinim sa kohë do të mungonte Ihar. Më pas hetuesi më njoftoi se po mbahej për 10 ditë”.

Në fakt, Karnei u mbajt në paraburgim dhe burg për gati dy vjet — në kushte ekstreme, shpesh në qeli të mbipopulluara apo izolim të plotë — derisa u lirua muajin e kaluar dhe u dërgua në Lituani, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e 14 të burgosurve politikë të regjimit autoritar të Aleksandar Lukashenkos.

Karnei, i cili ka punuar me Radion Evropa e Lirë për mbi 20 vjet, është vetëm një nga mijëra bjellorusë të arrestuar për akuza politike që, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, janë të sajuara nga regjimi i Lukashenkos, i cili prej 31 vjetësh sundon pa toleruar kundërshtime.

“Kushtet çnjerëzore”

Mundimet e Karneit filluan në qendrën famëkeqe të paraburgimit Akrestsina në Minsk.

“Kushtet atje janë thjesht çnjerëzore”, tha ai.

U vendos në një qeli më pak se 6 metra katrorë, me 10 persona të tjerë.

“Qëndronim si në një autobus të stërmbushur. Kjo zgjaste 5, 10, 12 ditë — pa fund”.

Gardianët i zgjonin dy herë natën: në orën 2 dhe 4 të mëngjesit.

“Është e vështirë fizikisht të ngrihesh, sepse trupat janë ngjeshur si pjesët e një pazlli”.

Tualeti ishte i hapur, përpara gjithë të burgosurve. Ushqimi jepej me nxitim mes një kaosi me 1.500 persona që kalonin në mensë për më pak se një orë.

“Ky është mjeti kryesor i mbijetesës”, tha ai, duke ngritur një lugë të vjetër alumini që kishte ruajtur nga burgu. “Nëse e humbet, mbetesh pa ngrënë. E mbaje gjithë kohën në xhep”.

Në gusht 2023, Karnei mësoi se akuzat ndaj tij kishin të bënin me lidhjet me Shoqatën e Gazetarëve Bjellorusë, e shpallur më herët si organizatë ekstremiste nga KGB-ja.

Në mars 2024 u dënua me tre vjet burg për pjesëmarrje në një grup ekstremist, dhe në dhjetor dënimi iu shtua edhe për 10 muaj të tjerë.

Një nga “provat kryesore” ishte një kërkesë që ai kishte shkruar në vitin 1997 për t’u anëtarësuar në Shoqatën e Gazetarëve.

“Zotërinj, kanë kaluar 25 vjet, gjithçka ishte në rregull për shumë vite — askush nuk e kontestonte këtë shoqatë”, tha ai.

Megjithatë, gjatë gjykimit dhe qëndrimit në burg, fokusi i autoriteteve nuk ishte te shoqata e gazetarëve, por te puna e tij me Radion Evropa e Lirë — me Shërbimin e Bjellorusisë, i njohur si “Svaboda” (Liria).

“Svaboda përmendej vazhdimisht. Ishte një faktor i vështirë për mua”, tha ai, duke sugjeruar se regjimi e akuzonte padrejtësisht për “bashkëpunim me të huajt”.

Pas Akrestsinës, Karnei u dërgua në një burg në qytetin lindor Shklou.

Të dënuarit për “krime politike” nuk kishin të drejtë për vizita, kontakt me familjen, përdorim të bibliotekës, fushave sportive apo pajisjeve të ushtrimeve — ndryshe nga të dënuarit për krime të dhunshme.

“Nëse je besimtar, nuk lejohet as të shkosh në kishë”, tha ai, ndërsa “vrasësit apo mashtruesit” e kishin këtë të drejtë.

Të burgosurit antiregjim detyroheshin të vendosnin dorën në zemër gjatë himnit kombëtar në fillim e fund të ditës — përndryshe kërcënoheshin me izolim.

Më pas, Ihar u transferua në një burg të rreptë në qytetin juglindor Mazyr.

“Kushtet ishin aq të këqija, sa që Shklou dukej si Las Vegasi në krahasim”, tha Karnei.

Por, atmosfera në Shklou ishte shumë më shtypëse.

Për “shkelje të vogla” sanksionet ishin të ashpra: izolim i menjëhershëm apo qeli me kufizime të rënda.

Ai u përball me keqtrajtim të veçantë nga një zëvendësdrejtor burgu, të cilin e njihte nga gjykimi, ku kishte qenë një nga 22 dëshmitarët e Prokurorisë.

Ihar dhe Ina Karnei, bashkë me katër vajzat e tyre, janë në mesin e shumë bjellorusëve që u larguan nga vendi pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Më shumë se 65.000 vetë janë arrestuar që nga ajo kohë, dhe shumë prej tyre kanë raportuar dhunë dhe tortura nga autoritetet.

Në janar, disa muaj para lirimit, Karnei u detyrua të paraqitej në një video propagandistike të regjimit, të transmetuar në televizionin shtetëror, në të cilën akuzoheshin gazetarët e Radios Evropa e Lirë për përpjekje “për të djegur Bjellorusinë”.

“Në xhirime, më janë ngrirë pothuajse hundët”, tha ai. “Dhe, të gjithëve u duhet të jetë e qartë se këto video janë të realizuara nën presion”.

E ardhmja e paqartë për të tjerët

Lukashenko e shpalli veten fitues për herë të shtatë në zgjedhjet presidenciale të janarit 2025 — të cilat janë dënuar si farsë nga opozita dhe qeveritë perëndimore.

Megjithëse disa të burgosur politikë janë liruar kohët e fundit, sipas organizatës për të drejtat e njeriut Vyasna, më 1 korrik 2025 në burgjet e Bjellorusisë vazhdonin të mbaheshin 1.175 persona për arsye politike.

Njëri prej tyre është gazetari i Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik, i arrestuar para më shumë se pesë vjetësh.

Përveç paraqitjes në një video propagandistike në janar, nuk ka pasur asnjë informacion për të për gati dy vjet./REL



Ju sugjerojmë

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
Rajoni

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

6 Korrik, 2025 2:42 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
Sport

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

6 Korrik, 2025 12:58 pm
Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë
Kronikë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë

6 Korrik, 2025 12:30 pm
Para
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
















TE FUNDIT

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
6 Korrik, 2025

Telefonata për alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës u bë nga një numër i regjistruar në Serbi, sipas ministrit...

Lexo më shumë

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
6 Korrik, 2025

Dhimbje, ngurtësi dhe enjtje, sidomos në fillim tek nyjet e vogla të duarve dhe kyçet e dorës. Këto janë shenjat...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
6 Korrik, 2025

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me...

Lexo më shumë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
6 Korrik, 2025

Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke, hetoi një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com