Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

2025/07/05 at 10:40 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

Pas arrestimit të dy shtetasve për trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri ku u sekuestruan 8 armë zjarri ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.


Proda theksoi se operacioni i fundit i finalizuar nga Policia ishte dëshmi e qartë e vendosmërisë për të garantuar sigurinë dhe për të goditur rrjetet kriminale që trafikojnë armë zjarri.

‘Armët janë burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, i krimeve ndaj jetës dhe pronës, si dhe një rrezik i vazhdueshëm për rendin publik. Çdo armë e ndaluar, në kufi apo në territorin tonë, është një jetë e shpëtuar. Rastet e shumta të armëmbajtjes pa leje, të goditura së fundmi në të gjithë vendin, flasin për një angazhim të palëkundur të Policisë së Shtetit. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar’.

Proda vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për strukturat e Policisë së Kukësit, përfshirë patrullat, forcat “Shqiponjat” dhe specialistët e hetimit, që sekuestruan 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe arrestuan dy shtetas nga Kosova.

“Shpreh falënderimin dhe vlerësimin maksimal për strukturat e Policisë së Kukësit, për efektivët e patrullës, të Shqiponjave dhe specialistët e hetimit, të cilët, me profesionalizëm dhe angazhim të lartë, goditën një rast të trafikimit të armëve të zjarrit në sasi të mëdha, duke sekuestruar 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe vunë në pranga dy shtetas nga Kosova,” shkruan ai.

“Siguria nuk negociohet! Policia dhe qytetarët, një forcë e pandalshme,” përfundoi Proda.

MESAZH I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT, ILIR PRODA

Operacioni i fundit i finalizuar nga Policia e Kukësit, si dhe operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për goditjen e grupeve që trafikojnë armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, janë një dëshmi e qartë se Policia e Shtetit është e pranishme, vigjilente dhe e vendosur për të garantuar sigurinë në çdo cep të vendit. Po ashtu, bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon.

Shpreh falënderimin dhe vlerësimin maksimal për strukturat e Policisë së Kukësit, për efektivët e patrullës, të Shqiponjave dhe specialistët e hetimit, të cilët, me profesionalizëm dhe angazhim të lartë, goditën një rast të trafikimit të armëve të zjarrit në sasi të mëdha, duke sekuestruar 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe vunë në pranga dy shtetas nga Kosova.

Armët janë burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, i krimeve ndaj jetës dhe pronës, si dhe një rrezik i vazhdueshëm për rendin publik. Çdo armë e ndaluar, në kufi apo në territorin tonë, është një jetë e shpëtuar. Rastet e shumta të armëmbajtjes pa leje, të goditura së fundmi në të gjithë vendin, flasin për një angazhim të palëkundur të Policisë së Shtetit. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar.

Policia e Shtetit është e përfshirë maksimalisht në veprime parandaluese, hetimore dhe operacionale, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me partnerët tanë, për të luftuar krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti.

Në këtë betejë të përditshme, jam i bindur se suksesi i plotë vjen vetëm me bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile, të rinjtë e të rejat dhe median. Ndërsa ne punojmë për sigurinë tuaj, ju ftoj të qëndroni pranë Policisë, të bashkëpunoni dhe të jeni pjesë e kësaj fryme të re të besimit dhe respektit reciprok.

Së bashku, do të forcojmë edhe më shumë sigurinë, duke përmirësuar më tej imazhin e Shqipërisë, e cila është dhe mbetet një vend i sigurt dhe mikpritës, për të gjithë vizitorët dhe turistët nga mbarë bota që zgjedhin të vijnë dhe të njohin bukuritë tona.

Faleminderit strukturave të Policisë për profesionalizmin dhe angazhimin maksimal, edhe në këto ditë shumë të nxehta.

Faleminderit qytetarëve që dita-ditës besojnë gjithnjë e më shumë te Policia e Shtetit. Mesazhi im është i qartë: Siguria nuk negociohet! Policia dhe qytetarët, një forcë e pandalshme.



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
Para
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

Bënin pasaporta të falsifikuara për SHBA e BE në vlerën 15-20 mijë €/ 2 në pranga

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës, policia evakuuon deputetët dhe gazetarët
















TE FUNDIT

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
13 Korrik, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do t’u përgjigjet sulmeve të Ukrainës në territorin e saj me një kundërpërgjigje...

Lexo më shumë

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

BE ndryshon rregullat e fluturimeve
13 Korrik, 2026

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të re reformash për udhëtimet ajrore, duke forcuar të drejtat e pasagjerëve dhe duke ndryshuar...

Lexo më shumë

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
13 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara përdorën dronë detarë në operacione luftarake për herë të parë gjatë sulmeve të fundit ndaj Iranit. Komanda...

Lexo më shumë

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
13 Korrik, 2026

Akuza vjen në ditën kur Parisi pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e koalicionit të të ashtuquajturve “Të Vullnetshmit”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}