Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Morinë .
Sipas uniformave blu mësohet se një 28-vjeçar ka përplasur dy automjete të shtetasve kosovarë, duke lënduar 6 pasagjerë.
Pasagjerët morën ndihmë mjekësore dhe më pas u larguan në banesat e tyre.
“Specialistët e qarkullimit rrugor të autostradës “Milot–Morinë” referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kamzë, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetet që drejtonin 2 shtetas kosovarë, në aksin rrugor “Milot–Morinë”.
Si pasojë u dëmtuan 6 pasagjerë në automjetet që drejtonin shtetasit kosovarë, të cilët pasi morën asistencë mjekësore, u larguan në banesa”, njofton policia.

















