Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja “Partizani”/ Berisha: Proces gjyqësor politik, një piramidë mashtrimi!

2025/06/30 at 11:35 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Kreu i PD ka reaguar pas shtyrjes së seancës gjyqësore për Dosjen “Partizani”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i regjimeve autokratike të korruptuara.


Për Berishën sot fillon procesi gjyqësor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”,  e cila sipas tij është fund e krye një piramidë mashtrimi.

“Fill pas urdhrit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij.

Prokurorët politikë u bazuan në kallëzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”. Ndërkohë Fletoret Zyrtare të atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe se nuk ishte shpronësuar kurrë. Megjithatë, pasi ata hetuan deri në arkivat e para 100 viteve duke injoruar Fletoret Zyrtare që janë online, pasi hetuan veprimtarinë 20 vjeçare të PD nga 2005 deri tek kandidatja e PD për kryetare të Bashkisë së Korçës në 2023 nëse kishte marrë sponsorizim për kapelet e fushatës, pasi mbajtën në arrest politik të kundraligjshëm kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiperise për 333 ditë, rezulton se:

  1. Për akuzën e tyre për dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk iu është dhënë asnjë m2 tokë publike.
  2. Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë.
  3. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit.
  4. Në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit
  5. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo.
  6. Ndonëse pretenduan se kishte ndonjë ligj apo VKM nominative, po vetë shërbëtorët e Edi Ramës kanë pohuar tashmë se nuk ka asnjë akt zyrtar, asnjë ligj apo VKM nominative (krejt ndryshe nga Edi Rama që ka nxjerrë Ligjin Fusha, 4 VKM nominative për të grabitur truallin e gjimnazit e ia fali Bolinos, Ligjin klientelist të Portit të Durrësit, VKM për të grabitur bazat detare ushtarake apo VKM për të lumturuar vëllain e vet me 37,000 m2 tokë dhe ndërtesa në tokë private).
  7. Asnjë nga privatet që kanë zhvilluar pronën nuk ka pasur asnjë kontratë publike dhe nuk kanë përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës.
  8. I vetmi dëm në financat publike ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës nga Edi Rama që solli dëm mbi 340,000 euro në financat e Bashkisë (vertetuar me vendim gjykate të formës së prerë) por SPAK nuk guxon as ta thërrasë si dëshmitarë e jo më ta mbajë përgjegjës Edi Ramën për demin”, shkruan Berisha.

Sipas Berishës,  drejtësia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve.

“Pas 5 vitesh hetimi të vetingut 30 vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktatures. Dhe se ai dhe femijët e tij kanë zbatuar vetëm ligjin.

Prokuroria politike pas këtij vetingu akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë. Konkretisht ata kanë shpallur si korrupsion pasiv:

  1. Pagesën që e bija, Argita Malltezi Berisha, ka kryer për një javë pushime familjare dhe 2 fatura spitali
  2. Bamirësinë e vajzës dhe dhendrit për të përballuar prej 10 vitesh shpenzimet për 3 familje autike qe janë trajtuar në Qendrën Rajonale të Autizmit që është ngritur dhe drejtohet prej 20 vitesh nga Dr. Liri Berisha pa asnjë pagë e asnjë shpërblim.
  3. Pagesat e procese gjyqsore në të cilat Argita është palë dhe që janë hua familjare.
  4. Donacionin e kompanisë “Homeplan” prej 4,600 eurosh që iu bë Ministrisë së Kulturës për të mbuluar shpenzimet e këngetarëve Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani që erdhën për dekorim nga Presidenti i Republikës.

Prokurorët gënjyen dhe i shpallën si aktivitet elektoral kur ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të kohës.

Por drejtësia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve”, shkruan Berisha.



Ju sugjerojmë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

4 Nëntor, 2025 6:11 pm
Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik
Bota

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

4 Nëntor, 2025 5:10 pm
SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza
Bota

SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza

4 Nëntor, 2025 4:31 pm
Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
Bota

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

4 Nëntor, 2025 3:44 pm
Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
Bota

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

4 Nëntor, 2025 3:24 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
Bota

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

4 Nëntor, 2025 2:44 pm
Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
Politikë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

4 Nëntor, 2025 2:28 pm
Para
CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

CIA: Sulmet amerikane i shkaktuan goditje disavjeçare programit bërthamor të Iranit

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
















TE FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
4 Nëntor, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë. Dy mjete janë...

Lexo më shumë

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
4 Nëntor, 2025

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufca për mandatar për kryeministër të Kosovës. LVV-ja tha se pret...

Lexo më shumë

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
4 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të...

Lexo më shumë

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik
4 Nëntor, 2025

Migrena dhe dhimbjet e kokës mbeten ndër çrregullimet më të zakonshme dhe që shkaktojnë paaftësi në botë, duke prekur mbi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com