Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi.
Policia njofton se i ndjeri është mbytur në det.
“Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.