Ditën e sotme ora 11:00, do të mbahet përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Seanca e fundit, e mbajtur ditën e mërkurë, dështoi për shkak të mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës.
Gjithë këto përpjekje të dështuara, vijnë për faktin se Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga Albulena Haxhiu për pozicionin e kryeparlamentares. Kjo gjë sakaq, nuk aprovohet nga opozita, pasi e cilësojnë Haxhiun figurë përçarëse.
Kështu, Vetëvendosja po tenton që të ndryshojë mënyrën e votimit, nga i hapur në të mbyllur, me synimin për të siguruar mbështetje më të gjerë për Haxhiun. Kjo gjë sakaq, po kundërshtohet plotësisht nga opozita.
Partitë opozitare nga ana tjetër, e pse nuk pranojnë figurën Haxhiu si kryeparlamentare, as votimin në mënyrë të fshehtë, nuk propozojnë as anëtarë për Komisionin për procedurën.
Sakaq, Kushtetuesja ka dhënë “ultimatumin” e saj, që brenda 30 ditësh, Kuvendi i Kosovës të konstituohet.