Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…

2025/06/27 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit/Pasgoditjet do…

Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).

Sipas të dhënave sizmiologjike të IGJEUM, tërmeti i parë ra në orën 08:59.

Lëkundja ishte me magnitudë 3.9 me epiqendër në Fushë-Krujë, në një thellësi 19.3 kilometra.

Ndërsa i dyti, disa minuta më vonë, saktësisht në orën 09:04, ishte me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr të Tiranës, në një thellësi 15 km.

Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

Sipas tij, ky aktivitet sizmik duhet të zgjasë deri 1 muaj me pasgoditje të tjera.

Pyetje: A janë lëkundjet e sotme vijimësi e tërmetit të tre ditëve më parë?

Sizmiologu Edmond Dushi: Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty.

Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, kjo bazuar edhe në informacionet që IGJEUM ka në dispozicion.

Dushi thekson nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve janë të papërfillshëm.

Pyetje: Pritet një goditje më e fortë sizmike apo aktiviteti sizmik do të vijë duke u qetësuar deri në çlirimin e plotë të energjisë?

Sizmiologu Edmond Dushi: Statistikisht pritet të ketë magnituda të këtij niveli, mund të arrijnë dhe nivele të rendit 4, por kjo është statistikore dhe kjo varet shumë nga informacioni që ne disponojmë, pra do të thotë nga rrjeti që është në afërsi, që është i kënaqshëm por që nuk premton për saktësi të madhe.

Një pjesë e pasgoditjeve janë mikro, shumë elementare dhe janë të padeshifrueshme për shkak dhe të zonës e cila është një zonë shumë e urbanizuar dhe stacionet ndodhen në këtë zonë, e për rrjedhojë ndikohen dhe nga niveli i zhurmave urbane që ekzistojnë. Megjithatë, mendoj që ky është trendi i magnitudave bazuar në të dhënat që disponojmë ne, që nuk janë të vogla, janë rreth 100 tërmete të regjistruar deri tani.

Për qytetarët, sizmiologu Edmond Dushi bën thirrje që të ruajnë qetësinë.

Sizmiologu Edmond Dushi: Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen./tvklan

Ju sugjerojmë

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
-U tha në Opinion

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

12 Janar, 2026 10:52 pm
Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…
-U tha në Opinion

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

12 Janar, 2026 10:51 pm
SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?
Bota

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?

12 Janar, 2026 10:36 pm
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran
Bota

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran

12 Janar, 2026 9:41 pm
Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat
Bota

Gjermani/Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat

12 Janar, 2026 9:21 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për rikthimin në detyrë të Veliajt

12 Janar, 2026 8:41 pm
24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera
Aktualitet

24-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera

12 Janar, 2026 8:21 pm
OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë në Ukrainë në vitin 2025 nga sulmet ruse
Bota

OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë në Ukrainë në vitin 2025 nga sulmet ruse

12 Janar, 2026 8:10 pm
Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mikpritje vëllazërore…
Aktualitet

Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Mikpritje vëllazërore…

12 Janar, 2026 7:54 pm
Shefi i NATO: Aleatët po bisedojnë hapat për të mbajtur Arktikun të sigurt
Bota

Shefi i NATO: Aleatët po bisedojnë hapat për të mbajtur Arktikun të sigurt

12 Janar, 2026 6:38 pm
Para
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në SPAK

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, por nuk dëshiron që…

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, por nuk dëshiron që...

Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoj paraqitet në GJKKO

Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arjan Ndoj paraqitet në GJKKO

TE FUNDIT

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
12 Janar, 2026

Një nga pamjet e shumta virale të përmbytjeve që kanë zgjatur për rreth një javë në vend ishte edhe momenti...

Lexo më shumë

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…
12 Janar, 2026

U deshën vetëm disa ditë me mot të keq që i gjithë vendi ynë, të kalonte në një situatë alarmante...

Lexo më shumë

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran 70 vite armiqësi, pse nuk u arrit kurrë paqja?
12 Janar, 2026

Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është një nga historitë më të gjata, më të ndërlikuara dhe më shpërthyese...

Lexo më shumë

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë: Mund të kryej sulme ajrore në Iran
12 Janar, 2026

Karoline Leavitt, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e përdorimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com