Është mohuar nga ana e Iranit të jetë lëshuar një sulm raketor apo ajror kundër Izraelit.
Për CNN, një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran tha se pas orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale “nuk janë lëshuar ende raketa ndaj armikut”
“Nëse Izraeli bën një gabim, të gjitha territoret e pushtuara do të sulmohen, ashtu si një orë para se të ndalej lufta”, u shpreh zyrtari iranian.
Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes izraelit, Izrael Katz, e quajti këtë një shkelje të paqes së vendosur dhe urdhëroi Forcat e Armatosura që të kundërpërgjigjen ashpër më sulme në shkatërruese në zemër të Teheranit. Më i fortë ka qenë reagimi i ministrit të Financave, Bezalel Smotriç. “Teherani do të shkundet”, shkruan ai në rrjete sociale.