Në orët e para të mëngjesit, një plagosje me thikë ka ndodhurnë Tropojë. Konkretisht sipas asaj që njofton Policia gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 23-vjeçar është plagosur me mjet prerës (thikë).
Siç bëhet me dije aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari, A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga 18-vjeçari O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri. Autori është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.