Bashkia e Tiranës nis procesin e spërkatjes me qëllim menaxhimin dhe largimin e gjarpërinjve në zonën e Liqenit Artificial.
“Ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër”, njoftoi bashkia.
Kështu në këtë njoftim iu bëhet thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes të shtuar kur frekuentojnë këtë zonë si për veten dhe për kafshët shtëpiake.
“Ju rekomandojmë: të shmangni shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara. Të mbani qentë të lidhur me lashë. Të mos lejoni fëmijët të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së kryeqytetit.